Kujdesi për kafshët, Big Basta dhe Erandi përkëdhelin dhitë
Pas provave të zgjatura për shfaqjen, në Fermë ka rënë gongu dhe fermerët duhet të vrapojnë për tu kujdesur për kafshët.
Kryeplak Andrea i ka ndarë punët fermerëve, ndërsa për tu kujdesur për kafshët janë deleguar Big Basta dhe Erandi. Të dy fermerët së bashku kanë shkuar të rregullojnë lopët, dhitë, pulat dhe Ozin për darkë.
Pikë së pari ata janë ndalur te stalla e dhive, ku të dy fermerët kanë nisur të përkëdhelin dhitë dhe kecat. Big Basta e ka mësuar Erandin që dhitë duhen përkëdhelur te qafa pasi sipas tij në aty pjesë ju pëlqen.
Më pas, Big Basta ka shkuar të pastrojë stallën e lopës dhe viçit si dhe tu shtrojë vendin për të fjetur. Erandi është vetëofruar për të ndihmuar fermerin për të larguar karrocën të mbushur me pleh.
Të dy fermerët kanë futur dhe pulat e rosat brenda duke qenë se errësira po binte dhe ata nuk duhet të flenë jashtë.