loading

“Ku je moj Lara”, fermerët fillojnë punët në stallë

Ashtu si në ambientet e brendshme të fermës, edhe në stalla puna ka nisur me vrull dhe organizim. Pas ndarjes së detyrave nga kryefermerja Big Mama, fermerët janë shpërndarë në sektorët përkatës, dhe të parët që marrin rrugën drejt stallave janë Andueli dhe Andrea.

Pasi kanë veshur uniformat e punës, dy fermerët nisin ditën e tyre me përkushtim njëri në stalla, tjetri në sera. Andueli, i njohur për humorin dhe zërin e tij melodioz, e nis ditën me një përshëndetje të veçantë për lopën Lara: “Ku je moj Lara”  i këndon ai me buzëqeshje. Pas Larës, ai përshëndet edhe Ozin, gomarin e fermës, duke i dhënë një atmosferë të ngrohtë nisjes së ditës. Në stalla i bashkohet edhe fermeri Ylli, i cili së bashku me Anduelin nis të ushqejë dhe pastrojë kafshët, duke treguar përkushtim dhe kujdes. Ndërkohë, fermeri Frederiku i afrohet më vonë ambienteve të stallave, duke kontribuar me pastrimin e hapësirave ku qëndrojnë kafshët.

Puna në fermë po ecën me organizim dhe humor, dhe fermerët duket se po ndihen gjithnjë e më rehat në rolet e tyre. Me këngë, batuta dhe angazhim serioz, dita në stalla ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.