loading

“Ku je moj goca e bukur”/ Frederiku dhe Big Basta fillojnë punë në stallë

Pas zgjimit të herët nga kryefermeri i javës, Ylli, dita në fermë vazhdon me ndarjen e detyrave për çdo fermer. Si çdo mëngjes, puna nuk pret, dhe tre nga fermerët  Big Basta, Frederiku dhe Erand nisen drejt stallave, të veshur me uniformat e punës. Big Basta, i njohur për afrimitetin e tij me kafshët, ka qenë i pari që iu drejtua lopëve. Me stilin e tij të zakonshëm plot dashuri, ai i përshëndeti me fjalët: “Ku je ti moj goca e bukur?”. Ndërkohë, Frederiku mori përsipër detyrën që tashmë është kthyer në rutinën e tij të përditshme: mbledhjen e vezëve dhe kujdesin ndaj pulave. Ai tregohet gjithmonë i kujdesshëm dhe i përkushtuar në këtë detyrë, duke u siguruar që gjithçka të jetë në rregull.

Pas punës me lopët, Big Basta u zhvendos te delet, ku u kujdes për to duke u hedhur misër dhe duke pastruar hapësirat e tyre. Nga ana tjetër, Erandi dhe Frederiku bashkuan forcat për të ushqyer dhe pastruar lopët, duke treguar një frymë të mirë bashkëpunimi dhe përkushtimi. Puna në stallë po ecën me sukses, dhe marrëdhënia mes fermerëve dhe kafshëve duket gjithnjë e më e fortë