loading

“Ku janë gocat, doni ushqim?”Big Basta kujdeset për dhitë me dashuri

Pas një mëngjesi të nisur nga Big Basta, i cili u kujdes që të zgjonte të gjithë fermerët e shtëpisë së fakirëve, dita ka vijuar me përgatitjet për punët e përditshme në fermë. Menjëherë pas rënies së gongut, fermerët kanë veshur uniformat e punës dhe janë nisur me ritëm të qetë por të përkushtuar drejt stallave, ku i prisnin kafshët që çdo mëngjes kërkojnë kujdes dhe ushqim.

Big Basta, si gjithmonë i pari në veprim, ka nisur mëngjesin me një përshëndetje të përzemërt për Ozin gomarin e dashur të fermës një kafshë që ka fituar zemrat e të gjithë fermerëve. Përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk kanë munguar, duke treguar lidhjen emocionale që është krijuar mes njerëzve dhe kafshëve në këtë fermë. Ndërkohë, Nur dhe Big Basta janë drejtuar drejt dhive dhe lopëve, ku sërish ka mbizotëruar atmosfera e kujdesit dhe dashurisë. Përtej detyrës, kontaktet me kafshët janë kthyer në një pjesë të përditshmërisë që fermerët e përjetojnë me zemër të hapur. Përkëdheljet, komunikimi i butë dhe afërsia me to janë tashmë ritual i zakonshëm i mëngjeseve në fermë.

Përveç dashurisë, nuk ka munguar as puna. Nur dhe Big Basta kanë marrë përsipër pastrimin e stallës së dhive, ndërsa Andrea është angazhuar në pastrimin e stallës së lopëve. Në këtë atmosferë pune dhe kujdesi, janë bashkuar edhe dy fermerë të tjerë  Frederiku dhe Eranditë cilët kanë ndihmuar në ushqimin e pulave dhe dhive. Megjithatë Nur dhe Big Basta kanë folur me dy fermerët e tjerë mes kodeve pasi siç është dhe rregulli i shtëpisë së fakirit nuk lejohet të komunikojnë më pjesën tjetër të fermerëve.

Erandi, teksa ushqente dhitë, është parë duke shprehur hapur dashurinë që ndien për kafshët. Ai ka ndaluar herë pas here për t’i përkëdhelur, duke i trajtuar me kujdes dhe ngrohtësi një reflektim i vërtetë i marrëdhënies që është ndërtuar mes fermerëve dhe banorëve me katër këmbë të fermës. Kjo ditë është një tjetër dëshmi se puna në fermë nuk është vetëm përgjegjësi dhe rutinë, por edhe një mënyrë jetese ku ndjeshmëria ndaj kafshëve, përkushtimi dhe bashkëpunimi mes njerëzve janë në qendër të gjithçkaje.