loading

“Ku do të gatuaj sipas teje?”/ Roni-Albës: Kështu është kryefermeri, bravo

Andrea dhe Alba kanë patur një debat sot në lidhje me puënt e Fermës, konkretisht gatimin. Ndërsa kishte për të gatuar, Andrea e ka parë kuzhinën të papastër dhe nuk ka pranuar që të gatuajë. Këtë shqetësim ai ja ka shprehur kryefermere Albës e cila ndodhej pranë tij në ato momente. Në ato momente ka ndërhyrë edhe Roni i cili me ironi i tah Albës, kështu është roli i kryefermeres. Pjesë nga biseda: Andrea: Ku do gatuaj unë sipas teje? Alba: Flisni me Big Mamën, se kuzhina është në dorën e saj për pastrimin Andrea: Flit ti me Big Mamën jo unë, unë kështu nuk gatuaj dot Alba: E di që s’gatuan por flisni me Big Mamën Roni: Kështu është kryefermeri, bravo. Andrea: A je ti kryefermere? Më pas, Andrea i ka thënë Ganiut të vijë ta ndihmojë të pastrojnë lavamanin dhe tavolinën. Alba ka ardhur sërish në kuzhinë dhe i ka thënë Andreas që dikush do të vijë dhe të pastrojë. Ndërkohë, fermeri ka vijuar të merret me puënt e tjera, teksa po nxirrte ajkën e qumështin në një enë për ta ruajtur. Më pas ai ka kulluar edhe qumështin në një enë të madhe.