Kryefermeri, zgjon fermerët nga gjumi
Këtë javë, publiku ka zgjedhur Limin si të preferuar, duke i dhënë atij avantazhin e rëndësishëm të kryfermerit të Fermës. Që në orët e para të mëngjesit, Limi ka nisur zbatimin e detyrave të tij siç e do zakoni. Ai është zgjuar i pari dhe menjëherë është drejtuar te Elinara, të cilën e ka zgjedhur si shoqëruese të Njishit . Pas kësaj, Limi ka vazhduar misionin e tij duke shkuar në dhomën e gjumit të fermerëve, ku ndodheshin pjesëtarët e tjerë tëfermës. Ai ka bërë zgjimin e secilit prej tyre, duke kaluar krevat më krevat, në mënyrë që dita të niste me energji dhe organizim. Duket sikur Limi e ka nisur mirë detyrën e tij si kryfermer duke ndarë kështu dhe detyrat për secilin.