Kryefermeri mjafton të dijë lidershipin/ Roni-Albës: Danela nuk ka bërë zgjedhje të drejtë
Zgjedhja e Albës si kryefermere nga Danela, e cila u eliminua një natë më parë, duket se ka sjellë jo vetëm surpriza, por edhe pakënaqësi mes disa prej fermerëve të fermës. Duke qenë se Alba ka pasur konflikte të vazhdueshme me një pjesë të mirë të fermerëve, vendimi i Danielës është pritur me skepticizëm nga disa prej tyre.Këto pakënaqësi u bënë të dukshme gjatë një bisede mes Ronit dhe Big Bastës, ku ishte e pranishme edhe vetë Alba. Gjatë diskutimit, Roni nuk ngurroi të shprehë hapur mendimin e tij për rolin e saj si kryefermere, duke hedhur një koment të drejtpërdrejtë:“Danela nuk ka bërë një zgjedhje të drejtë, ka njerëz që e njohin më mirë këtë status.” Komenti i tij krijoi një tension të lehtë në atmosferë, duke reflektuar ndarjen që ende ekziston brenda fermës. Megjithatë, Alba zgjodhi të mos reagojë ashpër, duke treguar përmbajtje dhe duke vazhduar me detyrat e saj. Komenti i Albës per akuzën e Ronit ishte vetëm: “Kryefermeri mjafton të dijë vetëm lidershpin”. Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim nëse ajo do të arrijë të fitojë respektin dhe bashkëpunimin e gjithë grupit apo nëse sfidat do të thellohen edhe më tej.