Kryefermere Ester fillon me zgjimin e fermerëve
Dita në fermë ka nisur me sfida që në orët e para të mëngjesit. Sipas traditës që tashmë është kthyer në zakon të përditshëm, kryefermerja Ester ka marrë përsipër zgjimin e fermerëve të fermës. Ajo është drejtuar drejt dhomës së gjumit dhe ka trokitur duart fort, në përpjekje për të zgjuar fermerët një e nga një.
Por, ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesi i sotëm nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Fermerët janë treguar më gjumashë se zakonisht dhe nuk janë ngritur me dëshirë nga shtrati. Kjo nuk e ka ndalur aspak kryefermeren, e cila është rikthyer pranë secilit prej tyre, duke kaluar nga një krevat te tjetri për t’i zgjuar dhe për t’u ndarë detyrat e ditës.
Një nga momentet më të veçanta të këtij mëngjesi ka qenë kur Ester iu afrua Yllit dhe, në formë batute, e zgjoi duke e kapur nga veshi një skenë që fermeri e mori me sportivitet. Për të lehtësuar atmosferën dhe për të sjellë më shumë energji, në fermë është vendosur edhe muzikë. Pavarësisht vështirësisë për t’i nxjerrë nga shtrati, Ester ka arritur ta vërë fermën në lëvizje, me këtë rast kryfermerja ka ndarë edhe detyrat përkatëse për fermerët.