loading

Kriset shoqëria mes Yllit me Big Bastën, Erandin dhe Elinarën: Nuk jam pjesë e asnjë grupi

Ndërsa ditët drejt finales së madhe po afrohen marrëdhëniet në Fermë kanë ndryshuar shumë mes fermerëve. Ylli ka shprehur pakënaqësi edhe në spektaklin e sotëm ndaj Erandit, Elinarës dhe Big Bastës.

Sipas tij ata e përgojojnë nga pas, por për tre fermerët e tjerë kjo është një stisje, një lojë e dobët.

Pjesë nga biseda:

Ylli: Ka qëkur ka shkuar në finale që po luan me shumë karta. Kurse Big Basta ndryshon gjatë gjithë kohës. Jam i ftohtë në raportin me të gjithë, thotë që ka ardh për lojë jo për shoqëri. Unë për momentin nuk jam me asnjë grup.

Big Basta: Po shikoj se Ylli paska probleme serioze për të gjetur veten në këtë lojë. I uroj gjithë të mirat. Gjithçka që ai tha janë lehtësisht të vërtetueshme që nuk kanë lidhje.

Ylli: Ndryshe flet në plevicë, ndryshe me mua.

Big Basta: Më përgjon mua ti.

Ylli: Jo e kam se atë që ke për të më thënë hajde ma thuaj në sy.

Luana: Erandi dhe Elinara thonë që ty të ka ngritur Big Basta?

Ylli: Nuk mendoj që më ka ngritur Big Basta.

Ju Rekomandojmë