loading

Konfirmuan dashurinë në Ferma VIP, irritohet Keisi: Histori qesharake…

Keisi dhe Andueli janë shprehur në spektaklin e kësaj të premte në Ferma VIP se historia e dashurisë mes Albës dhe Limit është qesharake. Keisi tha se beson Limin, por jo Albën. Të njëtin mendim ndau edhe Andueli. Ndërsa Big Basta u shpreh se as Limi dhe as Alba nuk kanë pse të japin shpjegime për ndjenjat e tyre. Pjesë nga biseda: Keisi: Më duket shumë funny e gjithë situata. Unë dje kam shkuar dhe i thashë Limit që Alba më dhimbsej. Pastaj thashë se mu duk shumë fake. Sigurisht që Limin do ta mbroja, se e kam vëlla. Anduel: Unë e mora si sfidë nga Agai, sepse për Albën nuk kisha kënduar kurrë. Më erdhi keq për Limin. Big Basta: Nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse është lojë, por as nëse është e vërtetë. As Limi, as Alba nuk kanë pse japin shpjegime askujt. Por nëse i themi dikujt “vëlla”, duhet ta pranojmë edhe me të mirat, edhe me të këqijat, edhe kur s’na pëlqen. Limi: Nganjëherë jemi mirë, ndonjëherë keq. Unë e vlerësoj shumë Albën. Më pëlqen shumë. Të japim më shumë për njëri-tjetrin dhe t’i japim më shumë kohë.

Ju Rekomandojmë