loading

“Koka bën koka pëson”, me çfarë sfide do të përballen këtë herë 5 fakirët?

Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e Fakirit pasditen e sotme. Agai ka vendosur që këtë herë Anduelin, Frederikun, Erandin, Elinarën dhe Big Bastën ti sfidojë në një sfidë individuale e cila quhet “koka bën koka pëson”.  Fakirët do të vendosen në një platformë dhe do të mbajnë mbi kokë një kub druri. Ndërkohë, dy fakirë që do të rezitojnë më shumë fitojnë lirinë, ndërsa të tjerët do të vijojnë dënimin në shtëpinë e Fakirit.

“Fakirë, ju e dini që jeta është një sfidë e sidomos në Ferma Vip. Tani është momenti i një sfide për ju. Keni mundësinë të konvertoni statusin fakirë në fermerë. Sfida është individuale dhe quhet “Koka bën koka pëson”. Të pestë ju, veç e veç do të vendoseni mbi një platformë dhe mbi kokë do të mbani një kub druri, të cilin duhet ta mbani mbështetur mbi tra. Dy fakirë që do të rezitojnë më shumë fitojnë lirinë, të tjerët vijojnë dënimin në shtëpinë e Fakirit. Me kokën lart fitoni, Agai”, thuhej në zarfin e dërguar për fakirët.

Ju Rekomandojmë