loading

“Kjo bisha këtu…”/ Ester zgjon Albën dhe fermerët tjerë nga gjumi

Në fermë ka rënë mëngjesi, dhe ashtu siç e do zakoni i çdo fillimi dite, kryefermerja e javës, Ester, ka marrë situatën në dorë për të zgjuar fermerët. Ndonëse ora nuk ishte e preferuara për shumë prej tyre, Ester nuk u tërhoq për asnjë moment, duke ndjekur rolin e saj me përpikmëri dhe stilin e saj të veçantë.

Ajo nisi me një vizitë tek çdo krevat, duke u përpjekur të zgjojë fermerët një e nga një. Megjithatë, shumica e tyre e refuzuan mëngjesin e hershëm, duke zgjedhur të qëndrojnë ende në shtrat. Më pas ajo shkoi drejt kuzhinës së fermës, ku nisi përgatitjen e kafes për vete, duke e shoqëruar mëngjesin me një atmosferë të gjallë dhe  këngë. Aty tregoi një anë tjetër të saj: energjike, e vendosur dhe me humor.

Momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai me fermeren Alba, e cila kishte kaluar natën në divan. Ester iu afrua asaj dhe, me një buzëqeshje në fytyrë, i tha: “Zgjohu bisha!” një moment që tregoi afrimitetin dhe raportin e ngrohtë mes tyre. Pas përpjekjeve të saj, Ester u bashkua në verandë me Big Bastën, Frederikun dhe Erandin, të cilët tashmë po shijonin kafen e mëngjesit.

 

Ju Rekomandojmë