“Kishte frikë mos del keq”, Big Mama i flet Andreas për Limin dhe Albën: Ka nisur si lojë
Big Mama dhe Andrea kanë folur mbrëmjen e sotme në lidhje me marrëdhënien Alba-Limi. Big Mama i tha Andreas që Limi sot i ka hapur zemrën në lidhje me Albën. Ajo tha që fermeri do të largohet nga ajo por ka frikë se mos duket keq në sytë e publikut. Andrea tha se një arsye bindëse për tu larguar nga Alba, Limi duhet të përdorë “kartën” e parashutës që i erdhi kryefermeres sot. Pjesë nga biseda: Big Mama: Erdhi dhe te unë sot dhe foli, unë ja shoh veprimet. Edhe ky sikur e kap për fyti dikush. Andrea: Sot kur i erdhi Dubai Anonim? Big Mama: Po. Kishte frikë se mos e lëndoj Andrea: Ka momente që shkëputet edhe pse ka nis si lojë. E dimë të gjithë që Limi e ka nisur si lojë. Frederiku: Po bën lojë me ne Limi Big Basta: E ndjej që nuk dua të më prekë por kam frikë mos dukem keq. Unë i thashë që ajo vetë erdhi dhe kërkoi që ti bashkonte krevatet. Andrea: Justifikimi më i fortë që Limi mund të përdorë për tu larguar nga kjo marrëdhënie është ardhja e parashutës sot. Edhe pse ne e dimë që ai nuk e do Big Mama: Ai ja ka thënë që e kam partnere krevati. Roni: Anonimi Frederiku: Ja kanë bërë shokët e Limit për ta ndarë Andrea: Ajo e ka shprehur shumë herë “Dubai-Dubai”