loading

“Kishte 3 javë që…”, Big Basta flet për Big Mamën: Ironizonte Albën për rrobat

Big Basta ka folur ditën e sotme në lidhje me sjelljen e Big Mamës ndaj Albës.

Ai ka sjellë në vëmendje një moment në fillimet e Fermës ku Big Mamës nuk i kishin ardhur rrobat dhe ishte shumë e mërzitur. Basta tha më tej se në momentin që i erdhën rrobat u gëzua shumë, por ka vënë në lojë Albën pasi sipas tij as kësaj të fundit nuk i kishin ardhur rrobat. Madje shtoi që Big Mama i ka përmendur edhe vëllain Albës.

“Unë nuk ndërhyj në debatet e Albës, por thjesht na ka bashkuar respekti për njëri tjetrin. Po ta mbani mend, personi i cili e ka sulmuar vazhdimisht Albën këtu ka patur nja 3 javë që priste t’i vinin rrobat dhe ishte mërzitur se nuk kishte rroba. I erdhën rrobat u lumturua shumë. Të nesërmen pas Prime-it i thotë Albës, nuk të kanë ardhur rrobat, s’ti ka sjellë vëllai…”, tha Big Basta.

Ndërhyn Alba: Big Mama po. Kur nuk i kanë ardhur rrobat asaj nuk ja kam përmendur asnjëhere.

Big Basta: Është shumë fëmijërore se ajo thoshte më erdhën mua tani dhe ty jo. Shumë e keqe, qëllimi se nuk po them si njeri. Se si njerëz jemi të gjithë të mirë.

Më tej, Big Basta ka folur për debatet e tij me Big Mamën, teksa kujton një natë që ajo e zgjoi nga gjumi duke bërë zhurmë.