“Këtu të merr Limi”, mes batutash, Erandi kërcen me Ester, Alba njofton fermerët për punën e re
Në Fermë, mëngjesi i sotëm ka nisur me shumë energji pozitive dhe atmosferë festive për shumicën e fermerëve. Muzika e vendosur në fermë nga Agai ka krijuar menjëherë një atmosferë të ngrohtë, ku Ester dhe Erandi janë parë duke kërcyer dhe argëtuar së bashku, duke ndarë momente të bukura mes batutash dhe buzëqeshjesh. Gjatë këtij momenti, dyshes iu bashkua edhe Limi, i cili nuk e kurseu veten nga ritmi dhe kërcimet, sidomos përkrah Esterit, me të cilën shkëmbyen disa momente argëtuese. Por si gjithmonë pas momenteve të bukura dhe argëtuese nuk mungojnë dhe situata dhe debatet me njëri tjetrin. Kryefermerja e javës, Alba, mblodhi të gjithë fermerët për të ndarë detyrat dhe për të shpjeguar ndarjen e punëve sipas rezultateve të sfidës së djeshme, të dhënë nga kryeplaku Albano. Në këtë mbledhje, mungesa e Elinarës u vu menjëherë re. Alba vendosi të shkojë personalisht për t’i komunikuar asaj detyrat dhe t’i shpjegojë vendimet e ditës. Por Elinara si një ndër fermert që jo pak herë nuk i është bindur urdhërat e kryefermeres, thjesht ka refuzuar të flasi me Albën dhe ti bindet urdhërave të saj.