loading

“Këtu njerzit janë me shumë fytyra”/Ylli bisedon me Ester për Nennan

Pas një dite të ngarkuar dhe shumë tensioneve mes fermerëve, Ylli ka shfryrë disa nga shqetësimet e tij tek Ester. Ai e ka afruar kryefermeren me një mendim të cilin e ka mbajtur gjatë gjithë ditës “Nenna është autorja e kaosit me kashtën.”

Në një moment tensioni, Ylli ka shprehur dyshimet e tij për Nennën, duke thënë se ajo ka një lloj loje të dyfishtë dhe se mund të jetë ajo që ka krijuar këtë ngjarje të çuditshme.

“Këtu njerëzit kanë më shumë fytyra,” ka shtuar Ylli, duke lënë të kuptohet se në fermë ka shumë sekrete dhe se nuk është gjithmonë e thjeshtë të besosh të gjithëve. Ndërsa Ester është përpjekur të mbajë qetësinë dhe të mos nxitojë me përfundime të nxituara, shqetësimi i Yllit ka rritur më tej tensionin.

Andueli, i cili gjithashtu ka ndjekur ngjarjet me vëmendje, ka marrë një hap më tej duke i thënë Esterit se ai beson se Nenna është autorja e kaosit. Megjithatë, ai ka shtuar një këshillë të rëndësishme për kryefermeren.

“Mos ec me ndjenja, por me mend,” ka thënë ai, duke i sugjeruar Esterit që të mos e udhëheqë situatën vetëm nga ndjenjat e momentit, por të mbajë një qasje më të ftohtë dhe më të arsyeshme për të kuptuar se çfarë ka ndodhur vërtet.