loading

Kërcim sensual në shtëpinë e fakirit ndez fermën – Alba shpërthen nga xhelozia pas skenës mes Lim-it dhe Nennës!

Atmosfera vazhdon të jetë e zjarrtë në fermë, por këtë herë vëmendja është përqendruar te shtëpia e fakirit, ku Limi dhe Nenna kanë sjellë një “shfaqje” që nuk kaloi pa u komentuar. Nën tingujt e muzikës dhe ritmin e pasdites festive, dyshja u përfshinë në një kërcim sensual, i shoqëruar me lojëra uji dhe afërsi që i bëri të gjithë të hapin sytë. Por, ndërsa ata po shijonin momentin e tyre, dikush tjetër i ka ndjekur nga larg  dhe kjo ishte pikërisht Alba. Fermerja, e cila më herët gjatë ditës ka qenë në qendër të debateve dhe vëmendjes, duket se nuk e ka pritur mirë afrimitetin mes Limit dhe Nennës. Sipas fermerëve që kanë qenë pranë saj në atë moment, Alba është tensionuar dhe është hedhur menjëherë në komente, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj. Gjithashtu Alba ka vazhduar duke kërcyer e vetme në oborrin e fermës “vazhdo, vazhdo” , ka thënë fermerja. Fermerët e tjerë e kanë këshilluar Albën duke i thënë sipas tyre Limi ja ka bërë të qartë gjërat dhe nuk i ka borxh asgjë vetëm ti nuk e pranon. Duket se afrimiteti i ri mes Limit dhe Nennës mund të krijojë një trekëndësh të ri në fermë, që ndoshta sapo ka nisur.

Ju Rekomandojmë