Keni ankesa?/ Big Mama pyet fakirët se si po kalojnë të ndarë nga pjesa tjetër
Si kryefemerja e javës, Big Mama ka treguar se përtej detyrave të saj në fermë, ajo nuk harron të përkujdeset edhe për fakirët që jetojnë në kushtelarg ambjenteve të fermës. Ditën e sotme, ajo ka vizituar shtëpinë e fakirit për të ndarë disa momente me Nurin, Big Bastën dhe Andrean, të cilët po qëndronin në oborr, duke shijuar pak kohë të lirë pas angazhimeve të mëngjesit. Gjatë kësaj vizite, Big Mama nisi një bisedë të hapur me fakirët, ku ndau përjetimet e saj si kryefermere dhe vështirësitë që ka hasur në këtë rol. Ajo u shpreh se ndonëse ka marrë përsipër një detyrë të rëndësishme për mbarëvajtjen e fermës, nuk është ndjerë e respektuar nga të gjithë banorët. Sipas saj, Alba ka treguar përgjegjësi të plotë dhe ka respektuar çdo detyrë të dhënë.
Big Mama nuk ngurroi të përmendte edhe sjelljen e disa fermerëve të tjerë. Ajo veçoi Keisin, për të cilën u shpreh se nuk merr pjesë në asnjë punë dhe nuk zgjohet asnjë ditë në kohë. Ndërkohë, Andrea ka komentuar: “Çdo njeri tregon se si është edhe në jetën e përditshme”, duke dhënë një reflektim mbi karakterin e banorëve. Kryefermerja vlerësoi gjithashtu Alben për korrektësinë dhe përkushtimin e saj, edhe pse theksoi se nuk është dakord me gjithçka që ajo bën. Andrea ndërhyri me një batutë, duke thënë: “Frika ruan dhe vreshtat, ndoshta ajo e bën nga frika.” Në fund, Big Mama shtoi se edhe Elinara nuk ka qenë gjithmonë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj. Kryefermerja shtoi se për fermerët e tjerë nuk ka asnjë kundërshtim se në përgjithësi i kanë bërë punët e vendosura nga ajo.