Këngëtari Ron Zaiti zyrtarisht fermeri më i ri
Roni këngëtari më i famshëm në Prishtinë futet në Fermën e të gjithëve ju. Ai prej 8 vitesh ka një karrierë të gjatë artistike ku vlen të përmenden bashkëpunimet me këngëtaret të njohura, si Dafina Zeqiri dhe jo vetëm. Këngëtari ka pasur dhe një lidhje me këngëtaren e njohur Semi Jaupaj dhe një sukses me këngën e realizuar nga të dy. Në prezantimin e tij ai shprehet se nuk e di sesi do ta përballojë sfidën e tij duke qëndruar i izoluar. Për këngëtarin kjo është një ndihmesë për eksperiencë e jashtëzakonshme.