loading

“Këlysh”/ Plas debati mes Yllit dhe Andreas në Ferma VIP: Nuk të kam thënë ty, por Anduelit

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në natën e dytë të Prime-t te Ferma Vip. Ka qenë Ylli ai që i ka thënë Andreas dhe Anduelit pak ditë më parë këlysh. Kjo nuk është pritur mirë nga Andrea dhe Andueli të cilët kanë shpërthyer ndaj Yllit. Ky i fundit është shprehur se kjo fjalë nga ai nuk është thënë për të ofenduar dikë. Më pas ai u shpreh se nuk i ka thënë Andreas por Anduelit mos u bëj këlysh i dikujt. Pjesë nga debati: Ylli: Unë nuk i kam thënë Andreas por Anduelit Andrea: Kur më solle syzet më the hajde pak, mendova mos e ke me shaka, unë u ngrita dhe erdha. Më pas më the a po flet  me këlyshët Ylli: Jo, kam thënë unë më këlyshët? Nuri: Ti i ke thënë, se këlysh e përdor ti Ylli: Për klyshin ktij po (Anduelit), unë dua të shoh videon Andrea: Nuk është se unë ja futa kot Ylli: Silvana ma shpjegoi se ke thënë këlysh kur ka ardhur Andueli. E sa për klysh unë po ja shpjegoja se unë e kam thanë klëysh se mos u bëj klëysh i dikujt, unë mendova se Andueli më pyeti për moshën se mos e ka dërguar Andrea. Andrea: Çfarë është këlysh për ty? Ylli: Nuk e kam thënë për ofendim. Madje sot kam dashur t’i kërkoj falje. Më tej, Andueli ka vijuar të shpjegojë se nga erdhi pyetja spontane drejtuar Yllit për moshën.

Ju Rekomandojmë