loading

Keisi, Nur dhe Andrea flasin për fermerët që kanë konflikte

Teksa bisedojnë në oborr Keisi, Nur dhe Andrea flasin dhe analizojnë konfliktet e fermerëve brenda në Fermë. Nur gjatë bisedës me Andrean dhe Keisin tha se fermerët janë në gjendje të ndryshojnë çdo gjë në lidhje me karakterin e tyre. Andrea tha se loja nuk është të tregosh sesi flen gjumë, teksa u shpreh se “ishalla nuk na shohin ato jashtë se është turp”. Ndërkohë që Keisi thotë që publiku shikon çdo gjë, dhe momentet më pikante postohen në rrjete sociale. “I kam thën këtij po vazhdoi prap, e di sa frik kisha kur isha te fakiri se kishit për ta ngrit akoma dhe ashtu kemi bërë”, tha Keisi. Andrea kujton konfliktin e tij me Yllin dhe tha se fermeri merret me llafe grash se nuk ka burrni. Më tej, Nur dhe Keisi thanë se ishte Andrea ai që bëri të flasë Yllin pasi sipas tyre ato nuk i kishin dëgjuar zërin. Më tej, fermerët kanë shijuar atmosferën e krijuar nga Frederiku dhe Erandi.