loading

“Ke emocione se do dalësh”/ Big Basta ngacmon Anduelin

Tensionet në “Ferma VIP” sa vijnë e rriten, dhe këtë herë protagonistë të një përplasjeje të fortë janë Big Basta dhe Andueli. Ngjarja ka ndodhur në kuzhinën e Fermës, ku fillimisht Big Basta po qëndronte vetëm duke ngrënë bukë. Situata ndryshoi menjëherë me hyrjen e Anduelit dhe Esterit në ambient.

Sipas pamjeve të transmetuara, ka qenë Andueli ai që ka nisur ngacmimet ndaj Big Bastës, çka solli një debat të ashpër verbal mes të dyve. Biseda mes tyre u ndez me tone ironike dhe akuza të ndërsjella. Big Basta i tha Anduelit nëse është i emocionuar që do të dalë jashtë në prime e ardhshëm, ndërsa fermeri ia ktheu që sdo t’i kushtojë vëmendje.

Pjesë nga biseda:

Big Basta: Nuk fsheh asgjë unë o Anduel

Andueli: Mos qesh, pse mërzitesh?

Big basta: Pse më vjen me qesh mua për diçka që se kam bërë vetë. Çfarë halli ke lali, ke emocione se do dalësh?

Andueli: Emocione, që do dal unë? Ti do muhabet por unë sdua të ta var fare

Big Basta: As unë sdua të ta var fare, mos më bëj mua gjeste me vegla punë ashtu si shoku yt.

Andueli: Je i lodhur

Big Basta: Do dalësh, tu ka taks. Ku i gjete ato (kafet)

Andueli: S’të tregoj, se i kishte fshehur ti ose Nenna

Ju Rekomandojmë