loading

“Kë do të vendosje në nominim kokë më kokë?”, Alba jep përgjigjen epike

Teksa po rrinin në kuzhinë me fermerët e tjerë, Ester ka vendosur të pyesë fermerët në lidhje me nominimet e kësaj here.

Më pas, Ester e cila po rrinte  vetëm me Albën, e pyeti fermeren që nëso do i binte rasti si i Limit që të thyente qypin i cili përmban brenda dy zarfe me një të mirë dhe një të keqe, kë do dërgonte në nominim kokë më kokë ajo.

Alba tha se do të dërgonte tre çifte në nominim dhe ato janë: Nur-Keisi, Big Mama -Ron, Anduel-Andrea.

Pjesë nga biseda:

Ester: Si ai qypi që theu Limi, një e mirë një e keqe, kë do çoje ti të drejtën e Zotit.

Alba: Dy persona kokë më kokë

Ester: Jo katër

Alba: Jo do kisha pasur qejf dy persona kokë më kokë

Ester: Do të të jepej mundësia të thyeje qypin dhe të të thonin Alba ke një të mirë ke fituar një udhëtim në Antalia bashkë me famijen dhe me Limin. Dhe hap zarfin me një të keqe dhe thotë do të çosh në nominim…

Alba: Do çoja tre çifte. Nur-Keisi, Big Mama -Ron, Anduel-Andrea. Njërin nga këta tre çiftet

Ester: Po ti të fikje derën, çfarë do të bësh ti të na fikësh derën (tha me shaka fermerja).