loading

Kastro Zizo komenton fermerët: Ylli është si Alba, version mashkull

Opinionisti Kastro Zizo është treguar kritik sa i përket sjelljes së fermerëve gjatë këtyre ditëve me njëri-tjetrin. Ai e cilësoi të turpshme përdorimin e një terminologjie rruge ndaj njëri-tjetrit, në një spektakël ku mund të jepnin më të mirën e tyre. Kastro u shpreh se nëse mund ta krahasonte, Ylli është një Alba version mashkull. “Kam dëgjuar një fjalor që nuk di çtë them. Një fjalor që nuk ju shkon as për shtat e as për fytyrë. Shumë të tjerë do donin të ishin pjesë e këtij formati, prandaj jepni më të mirën tuaj”, u shpreh Kastro. Më tej, opinionisti tha me tone të ashpra se nëse do ishin jashtë brenda 15 minutave ato vrasin njëri-tjetrin. “Ju përfaqësoni veten tuaj. Secili nga ju ka një vijë të lojës së tij, dhe kjo Andrea në asnjë moment nuk lejon terminologjinë që ne dëgjuam. Brenda 15 minutave ju të fusni plumbin dmth jashtë”

Ju Rekomandojmë