“Kapja c*cat mirë”, Ylli ndihmon Big Mamën për të mjelur dhinë
Në Fermë ka rënë gongu dhe fermerët ashtu si çdo ditë tjetër duhet të kujdesen për kafshët.
Big Mama ka provuar të mjelë dhinë, ndërsa padyshim Ylli e ka ndihmuar. Fermeri po mbante dhinë teksa i tha Big Mamës “kapja c*cat mirë”, teksa shtoi se nuk të vret.
Ndërkohë, Nenna është mësuar të rrijë me Ozin dhe të kujdeset për të. Madje ajo e “shfrytëzon” edhe për të bërë xhiro.
“Hajde më bëj xhiro se të kam larë sot”, tha ndër të tjera Nenna.
Andrea dhe Andueli po kujdeseshin për serën, ndërsa Alba kishte për detyrë të mblidhte vezët. Fermerja ka vendosur t’iu punonte një rreng dy fermerëve. Ajo ka vrapuar drejt serës teksa në dorë mbante shportën e vezëve. Ajo u rrëzua dhe supozohej që vezët të thyheshin, ndërsa Andrea i bërtiti. Por doli që fermerja po i bënte rregn Andreas dhe në shportë nuk kishte pasur asnjë vezë.