Kaos në fermë, Ester zgjohet me një surprizë jo mjaft të këndshme për të
Në fermë ka rënë mëngjesi, por këtë herë nuk është mëngjes i zakonshëm. Fermerët zgjohen me kaos në fermë. Dikush gjatë natës ka hedhur kashtë në çdo cep të fermës.
Fillimisht është fermerja Ester në rolin e kryefermes vjen në fermë për të zgjuar fermerët por përballet me një surprizë jo mjaft të këndshmë për të. Kryefermerja e mori si sulm personal këtë gjest. Pasi Ester e ndihmuar nga Frederiku edhe Erandi nxorën gjithë kashtën jashtë, kryefermerja shkoi në dhomën e gjumit ku po flejnë qetësisht fermerët dhe autori këtij kaosi. Si fillim ajo shkon pranë Andreas duke i bërë një masazh të lehtë dhe duke i shpjeguar situatën.
Më vonë fermerja ka zgjuar të gjithë fermerët më tenxhere duke i përplasur ato bashkë “zgjohuni do pastroni gjithë shtëpinë” tha fermerja. Dukshëm duke treguar dhe revoltën e saj për kashtën e shpërndarë nëpër fermë.
Big Mama ishte një ndër fermerët e cila nuk e mori dhe aq mirë formën e këtij zgjimi. “Na zgjo nga gjumi si njerëz dhe diskutoje” ka thënë Big Mama e irrituar me Ester. Pavarësisht se sipas Ester kjo nuk i ndikon fare duket dukshëm që kryefermerja është mjaftushëm e irrituar me të gjithë fermerët.
Pas gjithë këtij kaosi fermerët kanë rënë pak qetësi duke diskutuar kush mund të jetë autori i kësaj rrëmuje dhe duke shijuar kafen e tyre të mëngjesit.