loading

“Kanë kimi”/ Kastro dhe Zhaku komentojnë marrëdhënien Alba-Limi: Nuk ka asnjë histori dashurie!

Marrëdhënia mes Albës dhe Limit ka shkaktuar shumë debate tek fermerët. Por si e shohin opinionistët gjithë situatën? Kastro Zizo deklaroi se mes tyre nuk ka kimi e as tërheqje. Ai u shpreh se Limi ishte i sinqertë kur tha se mes tij dhe fermeres nuk kishte asnjë histori dashurie. Nga ana tjetër, Zhaku nuk e sheh të tillë. Ajo nënvizoi se Alba është e përfshirë në këtë histori, teksa shtoi se Limi është jo i qëndrueshëm. Pjesë nga biseda: Alba: Sot jam shumë mirë. Përshtypje më bëri fakti se, edhe nëse armikja ime më e madhe do të ishte në një moment të vështirë, unë do të isha e mërzitur, jo e lumtur. Thjesht po dalin në pah fytyrat e vërteta. Por, për mua, opinioni i tyre nuk ka rëndësi. Nuk kanë asnjë lloj peshe. Kastro: Mendoj që Alba jeton në tre realitete të ndryshme. Realiteti i parë është ai ku ajo mendon se situatat do të ecin ashtu siç do vetë. Realiteti i dytë është se si të tjerët e shohin atë. Dhe i treti është që Alba nuk do të jetë kurrë sociale. Kemi edhe Limin. Mendoj se darka e djeshme ka qenë nga momentet më sinqerta. Ai ishte shumë i vërtetë. Unë nuk ndjej që këta kanë ndjerë si dy pila, si bateri që lidhen. Qoftë edhe i gabuar, por nuk e di. Edhe dje, në përballje, Limi po të pyeste: “Çfarë të pëlqen tek unë?” Unë ende nuk e di çfarë të pëlqen tek Limi. Alba: Në rast se në një situatë bllokohem, kjo s’do të thotë që nuk kam ndjenja. Kam edhe unë turp. Kastro: Po, po. Kur të leverdis ty, bllokohesh. Ke edhe ato rastet e tua që s’ke turp fare pastaj. Zhaku: E gjithë situata është më komplekse. Mendoj se vërtet ndjejnë, kanë kimi, kanë tërheqje. Limi ka dhënë shenja jo shumë besuese. Kam dyshime, sepse nuk më duket shumë i qëndrueshëm. Tek Alba shoh më shumë përfshirje. Nuk besoj se kjo do të jetë një histori që do të zgjasë. Ajo që nuk më pëlqeu ishte ndërhyrja e Big Mamës. Nuk më pëlqeu skena gjatë darkës, kur Alba qante dhe Andueli me Keisin qeshnin e talleshin.

Ju Rekomandojmë