“Kam qejf një vajzë…”/Big Basta bisedon me Erandin për planet e tij në të ardhmen
Ndërsa Andueli, Andrea dhe Ester ishin ulur në njërën anë të verandës, një grup tjetër i fermerëve kishte gjetur vend në anën tjetër të fermës. Big Basta, Elinara dhe Erandi po shijonin kafenë dhe batutat që nuk mungonin për asnjë moment. Biseda e tyre ishte një miks i humorit dhe planifikimeve për të ardhmen, duke i dhënë kësaj dite një sharm të veçantë.
Big Basta, gjithmonë me një natyrë të qartë dhe të vendosur, kishte menduar për të ardhmen e tij. “Dua të kem një vazhdimësi. Dua të bëjë një vajzë,” tha ai, duke shprehur dëshirën për të zmadhuar familjen e tij me Vesën. Elinara dhe Erandi e dëgjuan me vëmendje, duke mbështetur idenë e tij. Bisedat e tyre, mes humorit dhe ambicieve dhe palneve për të ardhmen, krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke ndihmuar të forcohej bashkëpunimi dhe lidhjet e forta ndërmjet tyre. Me një kafe në dorë dhe biseda të pasura, ata po kalonin një moment të paharrueshëm së bashku, duke ëndërruar për të ardhmen që po ndërtojnë me dorën e tyre.