“Kam parë fituesin…”/ Erandi i tregon Elinarës për ëndrrën që ka parë
Mëngjesi në fermë nisi me qetësi, por shumë shpejt u kthye në një moment kurioziteti dhe emocion. Big Basta, si zakonisht, ishte vendosur në verandën e fermës për të shijuar kafen e mëngjesit nën rrezet e para të diellit. Këtë herë, u bashkua edhe Elinara dhe Erandi, të cilët iu bashkuan për një bisedë miqësore në ajër të pastër.
Të tre fermerët, duke shijuar aromën e kafes dhe pamjen relaksuese që ofron veranda e fermës, nisën ditën me buzëqeshje dhe batuta. Gjatë bisedës, ishte Erandi ai që shtoi një element misterioz. Me një ton të qeshur por njëkohësisht serioz, ai rrëfeu: “Kam parë një ëndërr… e di kush do të jetë fituesi.”
Kjo deklaratë i bëri menjëherë Big Bastën dhe Elinarën të kthejnë kokën nga ai, kureshtarë për të mësuar më shumë. “Kush është?” pyetën ata , por Erandi zgjodhi ta mbajë sekret.
“E mbaj për vete,” u shpreh ai, duke lënë të gjithë në mëdyshje.
Duket se atmosfera në fermë po ndryshon ndërsa finalja afrohet. Emocionet janë të forta dhe çdo detaj, madje edhe një ëndërr, kthehet në temë diskutimi mes fermerëve. Me sa duket, të gjithë po i përjetojnë ethet e para të fundit të madhe një finale që premton të jetë emocionuese dhe plot surpriza.