loading

“Kam edukatën time”/ Elinara përplaset me Big Mamën: Nuk ke bërë asnjë punë

Situata në fermë nuk ka kaluar  dhe aq e qetë sa filloi. Në këtë moment të gjithë fermerët kanë mbaruar punët përkatëse dhe po mblidhen së bashku për të shijuar pamjen e bukur të fermës në verandë. Këtë herë protagoniste të sherrit janë Big Mama dhe Elinara, dy nga fermeret që jo pak herë mund të kenë pasur përplasje me njëra- tjetrën, ndoshta ndonjëherë jo në mënyrë të drejtë për drejtë. Këtë herë ishte Elinara ajo që nisi debatin dhe ‘molla e sherrit’ ishin pikërisht punët e fermës. Elinara ka qënë e angazhuar që nga mëngjeis në kuzhinë, nga ana tjetër Big Mama ka zgjedhur kohë pushimi dhe relaksi. Elinara akuzoi Big Mamën sikur nuk po kontribuon në punët e fermës .

Sipas Elinarës fermerja nuk kishte pse ta marrë pushim dhe sipas saj as ajo nuk ka marrë pushim kur ka qënë e nevojshme. Elinara e agravuar me Big Mamën duke ju drejtuar me fjalët “ ti nuk ma hedh dot punën time poshtë”. Sipas Big Mamës, Elinara ka qënë një ndër fermerët të cilat nuk ka prekur punë me dorë dhe asnjëherë nuk i është binduar urdhërave të asnjë kryefermeri. Elinara i kthehet fermeres duke i thënë se nuk ka eduaktë dhe nuk po e tregon ditë pas  dite gjatë qëndrimit të saj në fermë.

Debati ka marrë një tjetër kthesë kur Elinara i kthehet Big Mamës duke i thënë “ se unë kurr nuk kam dëmtuar njeri dhe ajo është manipuluese”. Debati ka qënë deri dikur me tone të ashpëra ku të dyja fermeret jo vetem dolën kundër njëra-tjetrës por edhe treguan hatërmbetjet që fermert kanë pasur së bashku gjatë qëndrimit të tyre në fermë.