loading

“Kam ardhur të luftoj për veten time”, Limi sqaron Albën: Nëse kjo është e vërtetë…

Limi dhe Alba kanë zhvilluar një bisedë ditën e sotme në lidhje me marrëdhënien e tyre në çift dhe në lojë.

Si duket Limi po e parapërgatit Albën për një ndarje të mundshme, teksa ndër të tjera theksoi se në Fermë nuk ka ardhur të luftojë për dashurinë, por për veten e tij. Më pas, Limi i tha Albës që nëse marrëdhënia e tyre është e vërtetë ata mund ta vazhdojnë edhe jashtë Fermës.

Pjesë na biseda:

Limi: Unë nuk kam ardhur të luftoj për dashurinë, kam ardhur të luftoj për veten time dhe jam shumë i lumtur që të njoh

Alba: Po ti lufto për veten tënde

Limi: Po, por ajo që dua të them unë është se në qoftë se e gjithë kjo është e vërtetë, e pastër dhe me hapa të mirë drejt të ardhmes ose me vizion përpara, duhen sakrifica, vendime dhe pse jo besim. Në qoftë se kjo është e vërtetë dhe ndodh fiks siç është

Alba: Unë jam pro të luftëosh

Limi: Unë nuk kam ardhur të luftoj këtu

Alba: Unë jam pro që ti të luftosh në kuadër të lojës

Limi: Unë kam ardhur vetëm për veten time dhe ta shijoj si eksperiencë. Mua nuk më intereson asnjë njeri tjetër, po ta them ty me të gjithë pastërtinë dhe shumë seriozisht. Nëse e gjitha kjo është e vërtetë le ta provojmë edhe jashtë siç e provuam këtu.

Alba: Unë nuk mundem, më mirë të dal se e di që do bëhet problem.