Kafe mëngjesi, batuta dhe ndarje detyrash: Ferma nis ditën me energji pozitive
Pas një zgjimi plot humor nga kryefermerja Big Mama, dita në fermë ka vijuar me ritmin e zakonshëm dhe atmosferën familjare që po e karakterizon. Fermerët, tashmë të zgjuar, kanë ndjekur rutinën e përditshme të mëngjesit, duke nisur me përgatitjen e kafes dhe më pas zhvendosjen në verandë, vendi ku zakonisht ndodhin diskutimet më të lira dhe batutat më të shumta.
Në verandë, me filxhanët në dorë, fermerët kanë shijuar momente relaksi, por edhe organizimi. Kryefermerja e javës, Big Mama, ka vazhduar me ndarjen e detyrave për secilin, duke u kujdesur që gjithçka të jetë e qartë dhe në kohë. Momente humori nuk munguan as sot. Fermeri Erandi hodhi një batutë që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve. Duke iu drejtuar Limit, ai tha: “Nuk ke gjetur rehat, sa te krevati jot, te i Albës mbrëmë!” Një koment që u prit me sportivitet nga të gjithë, përfshirë edhe vetë dy fermerë Limi dhe Alba. Ndërkohë që në fermë gongu për fillimin e punëve bië për herën e dytë dhe kryfermere Big Mama thoë që punët duhet të fillon sa më shpejt.
Duket se dita e sotme në fermë ka nisur me shumë pozitivitet, organizim të mirë dhe atmosferë të shëndetshme mes fermerëve. Ndarja e detyrave dhe bashkëpunimi mes tyre lë të kuptohet se një tjetër ditë produktive dhe plot dinamika i pret.