Kafe dhe këngë patriotike, mëngjesi nis kështu në fermë
Pas zgjimit të butë dhe të kujdesshëm nga kryefermerja Big Mama, dita në fermë ka nisur në mënyrë të veçantë dhe plot ndjesi. Fermerët janë mbledhur në verandën e fermës, aty ku sipas zakonit të mëngjesit, konsumojnë kafen e parë të ditës mes bisedave të ngrohta dhe momenteve të sinqerta me njëri-tjetrin.
Teksa po pinin kafen, Ron, Big Mama dhe Limi janë surprizuar nga një sfond muzikor i veçantë që është dëgjuar papritur në fermë. Agai kishte vendosur të sjellë atmosferë ndryshe, duke lëshuar këngë patriotike që ngjallën emocione dhe kujtime tek të gjithë.
Fermerët, të mallëngjyer, kanë nisur të këndojnë me përkushtim dhe ndjenjë. Një moment i thjeshtë që u shndërrua në një çast të paharrueshëm për të gjithë. Fermerit Ron, Big Mama dhe Limi iu bashkua edhe Andueli, i cili këndoi së bashku me të tjerët, duke ndarë emocionin dhe ndjeshmërinë e këtyre melodive që i përkasin identitetit dhe shpirtit të kombit.
Atmosfera u bë edhe më e bukur kur fermerët filluan të këndonin në harmoni këngën “Moj gocë Pejane”, një këngë që ngjall krenari dhe nostalgji. Harmonia mes tyre, zërat që bashkoheshin natyrshëm dhe ndjesia e komunitetit i dhanë mëngjesit një shije të veçantë. Ky fillim i ditës nuk ishte thjesht një mëngjes i zakonshëm, por një kujtesë se muzika, kujtimet dhe ndjenja e përkatësisë janë ato që i japin vërtet jetë çdo dite në fermë.