loading

“Ka ditëlindjen sot”, Elinara qan për vajzën e saj, Erandi e përqafon

Erandi, Big Basta dhe Ylli po qëndronin me njëri-tjetrin në verandë pranë tyre është afruar Elinara.

Fermerja është ulur pranë Erandit ndërsa ka qenë duke qarë. Arsyeja ishte se vajza e saj feston sot ditëlindjen. Të gjithë fermerët e kanë uruar vajzën e Elinarës nga ekrani, ndërsa Erandi si aktor që është nuk mund ta kalonte këtë situatë pa batuta.

Ai i tha fermeres me shaka që para 22 vitesh ka qenë në maternitet duke bërtitur, ndërsa sot është në Ferma VIP 2.

Pjesë nga biseda:

Elinara: Kam ditëlindjen e gocës sot

Erandi-Big Basta-Ylli njëzëri: Ke ditëlindjen e gocës?

Erandi përqafon Elinarën që po qan, Basta dhe Ylli duartrokasin

Ylli: Si e ka emrin

Big Basta: Estel

Ylli: Edhe njëqind Estel, happy birthday

Erandi: Edhe njëqind, e sheh tu rrit mami, nuk është më vajzë e vogël. Shihe sa e mirë është bërë mami

Ylli: Më e mirë mami se vajza

Erandi: Sa vjeçe u bë vajza?

Elinara: 22 vjeçe

Erandi: Para 22 vitesh ke qënë në maternitet, sot je në Fermë. Para 22 vitesh ke qenë duke bërtitur aaa (thotë me shaka fermeri)

Ylli: A e urove për ditëlindje?

Më pas, të gjithë fermerët i kanë kënduar këngën “shumë urime për ty”…