Ju dua shumë/ Alba emocionohet nga surpriza e mbërritur për të
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur sot në fermë, ku fermerja Alba është surprizuar nga një dron që mbërriti posaçërisht për të. Teksa ajo ishte e përfshirë në përditshmërinë e saj, duke gatuar dhe u marrë me punët e fermës , droni që fluturonte mbi fermë e befasoi dhe emocionoi tej mase.
Sapo kuptoi se surpriza ishte për të, Alba ka dalë me vrap në oborr dhe e emocionuar është shprehur: “Ma keni mbushur zemrën, më keni lumturuar!” një reagim që tregoi sinqeritetin dhe ndjeshmërinë dhe plotë emocionet e saj në atë moment. Në pankartën që shoqëronte dronin shkruhej: “Alba, qëndro e fortë! Jemi të gjithë me ty”, një mesazh mbështetës që preku zemrat jo vetëm të saj, por edhe të fermerëve të tjerë. Komentet nuk munguan, ku Ylli, me humorin e tij të zakonshëm, tha: “Është nga vjerra jote, mami i Limit!”, batutë që u prit me të qeshura dhe sportivitet nga të gjithë.
E përfshirë nga emocionet, Alba u hodh në krahët e Limit, me të cilin ndau përqafime dhe puthje, një moment afërsie që solli edhe më shumë ndjeshmëri në atmosferën e fermës. Çifti vijoi momentin romantik edhe brenda, ku Limi e mori në krah për ta çuar në kuzhinë.Pas kësaj, Alba nisi një mini rubrikë “emisioni” nga kuzhina, duke përfshirë edhe fermeren Elinara. Mes batutave dhe bisedave gazmore, vajzat sollën atmosferë të këndshme në fermë, duke e kthyer ditën në një përzierje emocionesh, gëzimi. Pas Elinarës e ftuar ishte edhe Big Mama ku fermerja e pyeti për mendimin e saj mbi Albën. Big Mama u shpreh se “ ti e di opinionin tim e di përveç kësaj jave se ke qënë e shkëlqyer”. Batuat vazhduan mes fermereve në kuzhinë që u shoqëruan më punë dhe gatim nga Alba.