loading

“Jeta nuk ka kuptim pa prodhimet e Fermës”, Frederik Ndoci prezanton partinë e Fakirit

Pas kandidat Yllit, ishte Frederiku nga Partia e Fakirit ai që mbajti fjalën para fermerëve.

Menjëherë me daljen e tij jashtë shtëpisë se Fakirit, Frederiku është pritur me brohorima nga fermerët. Madje ato i kanë kënduar edhe “O fakir o hero gjithë Shqipëria ty të do”, fragment ky i dëgjuar më parë edhe në zgjedhjet reale që zhvillohen në vendin tonë.

Frederiku duket se kishte planifikuar çdo detaj në lidhje me fjalimin e tij. “Mençuria e Fakirit, armiku i dëlirit”, thuhej në sloganin e mirëmenduar nga kreu i Fakirëve.

Pas kësaj, Frederiku ka nisur të mbajë fjalimin e tij.

“Paraqes një platformë shumë të thjeshtë, por shumë domethënëse. Edhe paraqes pak situatën që jetojmë jashtë Fermës. Jemi në kohë, ndryshimesh, epokash, apokalipseve të mëdha. Edhe në Fermë mendoj se ka ardhur koha për të bërë një ndryshim i cili do t’i vlente shumë ecurisë së këtij kopmuniteti kaq të vogël”, tha ndër të tjera Frederiku.

Më pas, Frederiku ka dhuruar një moment qesharak teksa po prezantonte fjalimin e tij. Ai ka imituar ish presidentin e SHBA, Joe Biden i cili shpesh herë kohët e fundit e ka humbur kontrollin. Edhe kreu i Fakirëve u shtir sikur humbi kontrollin teksa në publik kanë shpërthyer të qeshurat.

Alba dhe Limi i kanë drejtuar pyetjet e tyre Frederikut.

“Sa mendoni që do të fitoni”, e pyeti Limi-Frederikun, ndërsa kandidati u shpreh mjaft i bindur për arritjet dhe fitoret e tij.