loading

“Jeni bërë më keq se njerzit”/ Erandi bisedon me dhitë

Rrjedha e punëve në Fermë vijon me ritëm të qetë dhe të organizuar, falë ndarjes së përgjegjësive nga kryefermeri i javës, Limi. Çdo fermer ka marrë përsipër detyrat e tij dhe duket se secili po i përmbush me përkushtim. Limi së bashku me Big Bastën janë angazhuar në kujdesin e përditshëm për kafshët e Fermës, duke u siguruar që gjithçka të jetë në rregull në stalla. Një atmosferë e veçantë u krijua kur në stalla mbërriti edhe Erandi, i cili si gjithmonë, i dha një energji tjetër vendit  duke përkëdhelur kafshët, duke u folur me fjalë të ëmbla dhe madje edhe duke u kënduar. Ndërkohë, Andrea po merret me kujdesin ndaj bimëve në sera, duke ndjekur me përpikëri detyrat e tij për të siguruar një prodhim të shëndetshëm. Në mes të batutave, Erandi pati edhe një “bisedë” të veçantë me dhitë e fermës, duke thënë me humor: “Jeni bërë më keq se njerëzit!”, një koment që i bëri të qeshin të gjithë dhe rikujtoi lidhjen e ngushtë që fermerët kanë krijuar me kafshët. Harmonia, puna dhe batutat janë përzierje perfekte për një ditë produktive në Fermë.