loading

“Je xheloze shumë e madhe”, debat me tone të ashpra mes Elinarës dhe Big Mamës; çfarë ndodhi mes dy fermereve?

Loja e epiteteve, e konceptuar nga Agai për të nxitur reflektim dhe sinqeritet mes fermerëve, ka kaluar në një tjetër nivel tensionesh. Gjatë zhvillimit të raundit të parë, Big Mama u përfshi në disa debate të forta me fermerë të ndryshëm, por ishte përplasja me Elinarën ajo që shënoi kulmin e tensionit në Fermë.

Ajo që nisi si një debat verbal për një epitet, shpejt degradoi në një shkëmbim akuzash dhe fyerjesh personale, ku të dyja nuk i kursyen fjalët e rënda.

Pjesë nga biseda:

Elinara: Je shumë xheloze

Big Mama: Të vjen inat se je kokëboshe

Elinara: Je hipokrite

Big Mama: Je kokëboshe

Elinara: I përdor njerëzit për situatat e tua

Big Mama: Çfarë kam bërë unë për situatat e mia, muhabetet e Bastës

Elinara: I manipulon me muhabete në vesh, me thashetheme dhe ndikohen prej teje

Big Mama: Kush ndikohet prej meje

Elinara: Të gjithë që kanë dalë janë ndikuar prej teje

Big Mama: Ato vetë kanë pasur probleme, paske bërë shumë muhabet me Big Bastën

Përplasja nuk kaloi pa u komentuar nga fermerët e tjerë, të cilët u përpoqën ta qetësonin situatën, por tensioni midis dy fermereve mbeti i fortë. Kjo ngjarje tregon se lojërat me nëntekst emocional, si ajo e epiteteve, zbulojnë jo vetëm perceptimet, por edhe konfliktet e pashprehura që janë grumbulluar gjatë javëve të bashkëjetesës.

A do të ketë pasoja kjo përplasje në dinamikën e lojës? A do të ndikojë në aleanca apo votime të ardhshme?

Ju Rekomandojmë