“Je shoqja ime më e mirë”, Ylli i shkruan letër Esterit: Mos u largo kurrë nga unë!
Teksa po qëndronin bashkë në oborr, Ylli i ka shkruar një letër Esterit. Kurioze, Ester e pyet se çfarë ka shkruar, ndërsa Ylli është shprehur se është shoqja e tij më e mirë që ka njohur ndonjëherë. Ai tha gjithashtu se në Fermë ka shumë persona që nuk duan t’i shohin së bashku, por shprehet se ajo është një person shumë i veçantë për të dhe për këtë arsye ata nuk duhet të largohen kurrë. “Ester je shoqja më e mirë që uën kam takuar ndonëjherë. Shpresoj të mos më zhgënjesh në këtë vend se ku jemi. Dhe pse kemi shumë njerëz që nuk na duan shoqërinë tonë dhe duan të krijojnë diçka që duan ata të shohin. Por ne jemi shokë dhe prandaj dua të them se je një person shumë i veçantë në jetën time sa i përket këtyre ditëve që kemi qëndruar këtu. Shpresoj që të mos largohemi asnjëherë nga njëri-tjeri”, thuhej në letrën e shkruan nga Ylli për Ester. Më pas, Ester e emocionuar i ka dhuruar një përqafim.