loading

“Je njeri i ligë”/ Big Mama-Big Bastës: Unë nuk aktroj, ti ke frikë se si do dukesh

Tensionet në fermë kanë arritur kulmin, teksa debati i nisur mes Big Mamës dhe Albës është përshkallëzuar në një përplasje ku janë përfshirë edhe fermerët e tjerë. Atmosfera është përkeqësuar ndjeshëm, duke kaluar nga batutat në sulme të drejtpërdrejta, përqeshje dhe akuza personale.

Debati ka vazhduar me tone të larta, ku disa prej fermerëve janë tallur dhe janë bashkuar në mënyrë indirekte me Big Mamën, duke vënë në shënjestër Albën. Në këtë përplasje është përfshirë edhe Big Basta, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes pasi nuk shpëtoi Ronin në Prime-n e mbrëmshme veprim që nuk është pritur mirë nga disa fermerë, përfshirë Big Mamën dhe Nurin. Big Mama dhe Nur kanë vazhduar akuzat e tyre ndaj Albës, duke e goditur rëndë në aspektin moral dhe personal. “Ke ngritur këmbët lart para meshkujve, nuk të vjen zor dhe tani luan moralin këtu,” u shpreh Nur me tone të ashpra, duke e degraduar më tej situatën. Ndërkohë, Big Mama nuk i kurseu fjalët as për Big Bastën, duke e quajtur “aktor që ka shitur familjen për 100 mijë euro”.

Përgjigjja e Big Bastës nuk vonoi: “Ti ke shitur fytyrën, unë nuk bëj lojë, ti je një njeri i ligë,” tha duke ruajtur qetësinë. Duket se marrëdhëniet brenda fermës janë në pikën më të brishtë, me një atmosferë që nuk është aspak e qëndrueshme. Akuza, përçmime dhe ofendime po dominojnë jetën e përditshme, ku duket sikur edhe fermerët janë ndarë në dy grupe.