“Je një hiç…”/ Big Basta dhe Andrea debatojnë: Po tretesh
Një tjetër moment tensioni ka shpërthyer në fermë, këtë herë pas një debati mes Anduelit dhe Big Bastës. Teksa debati mes tyre po zhvillohej me tone të larta, në skenë është futur edhe Andrea, i cili prej kohësh ka pasur përplasje të njëpasnjëshme me Big Bastën.
Hyrja e Andreas në debat ishte e menjëhershme dhe e fortë. Mjaftoi vetëm një fjali për të ndezur sërish konfliktin, këtë herë mes tij dhe Big Bastës. Andrea nuk u përmbajt dhe akuzoi hapur Big Bastën se nuk ka kontribuar fare në punët e fermës, duke e quajtur “një hiç, një asgjë”. Këto fjalë shkaktuan një reagim të menjëhershëm nga Big Basta, i cili, teksa pinte, iu kthye me një frazë provokuese: “Do të të pij, do të të gëlltit”.
Ky përplasje nuk është e para mes tyre. Andrea është ndër fermerët që ka shprehur hapur mos pëlqimin ndaj sjelljes dhe lojës së Big Bastës që në fillimet e qëndrimit në fermë. Ai ka treguar se sa herë i jepet rasti, nuk ngurron ta përballet dhe ta sulmojë për qëndrimet dhe mungesën e angazhimit në punët e përditshme.