Je bërë si limon sot / Erandi ‘mbyt’ në puthje Esterin
Qetësia ka mbizotëruar në fermë gjatë kësaj dite me diell, ku fermerët, pas përfundimit të punëve të zakonshme të mëngjesit, kanë zgjedhur të kalojnë disa momente pushimi dhe relaksi në shoqërinë e njëri-tjetrit. Atmosfera është ndier më e lehtë dhe e ngrohtë, ndërsa dita ka rrjedhur me qetësi dhe pozitivitet.
Ndërkohë që Elinara dhe Keisi vazhdonin të merreshin me pastrimin e tualetit, pjesa tjetër e fermerëve kanë shfrytëzuar momentin për të shijuar natyrën. Andueli dhe Ester janë ulur në verandën e fermës, duke shijuar pamjen, freskinë dhe rrezet e diellit që i japin fermës një ndjesi paqeje. Në këtë moment qetësie , Andueli ka nisur të këndojë me zërin e tij melodioz, duke i dhënë çasteve një atmosferë artistike. Herë pas here, këngës i është bashkuar edhe Ester , duke shtuar një tjetër zë të këndshëm ku fermerja Ester herë pas here ka dëshmuar se ka një zë goxha të ëmbël. Situata ka marrë një kthesë plot humor me afrimin e fermerit Erandi, i cili ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij të pazakontë. Ester, me humorin e saj, e ka komplimentuar me batutën: “Je bërë si limon sot, ca është kjo erë?” –një koment që ka ndezur atmosferën mes tyre. Si zakonisht, Ester dhe Erandi kanë rifilluar “rolin” e tyre të njohur si “burrë dhe grua”, duke dhuruar batuta spontane dhe shumë të qeshura.