“Janë tërbuar”, Andrea kujdeset për bimët në serë
Dita në fermë po ecën në mënyrë të organizuar dhe produktive. Pas ndarjes së detyrave nga kryefermerja Big Mama, puna në stalla dhe sera ka vijuar me përkushtim nga ana e fermerëve. Në stalla, Andueli, Ylli dhe Frederiku janë angazhuar në përkujdesjen e kafshëve. Andueli, përveç punës, vazhdon me përkëdheljet dhe afeksionin ndaj kafshëve, duke i pastruar dhe ushqyer me kujdes, ndërsa nuk mungojnë as fjalët e ëmbla dhe buzëqeshja e tij karakteristike.
Ylli vazhdon ushqimin e kafshëve me seriozitet dhe ritëm të qëndrueshëm, duke treguar përgjegjshmëri në detyrat e tij. Nga ana tjetër, Frederiku është fokusuar tek pula dhe vezët . Ai është kujdesur për mbarëvajtjen e pulave dhe ka mbledhur vezët me kujdes të veçantë.
Ndërkohë, në sera, Andrea ka vijuar me përkujdesjen ndaj bimëve, për të cilat është kujdesur që prej ditës së parë në fermë. Me admirim për rritjen dhe zhvillimin e tyre, ajo është dëgjuar të shprehet: “E marshallah si janë bërë!”, duke treguar lidhjen dhe krenarinë për punën e saj. Fermerët po shfaqin gjithnjë e më shumë përkushtim, duke treguar se dita në fermë është një angazhim serioz.