“Jam e fituar gjithsesi”/Elinara përqafon Big Bastën dhe Erandin
Ndërsa dita në fermë po shkon drejt fundit, bisedat kanë marrë një kthesë të ndjeshme në verandën e fermës. Elinara, Big Basta dhe Erandi kanë kaluar disa momente të qeta duke ndarë reflektime personale dhe mesazhe prekëse që tregojnë rritjen e tyre gjatë këtij rrugëtimi.
Elinara, një nga fermeret më të spikatura dhe një emër që përflitet si pretendente për finalen duke qënë se është kokë më kokë më Andrean Primen e sotme, shprehu një ndjesi të thellë mirënjohjeje dhe vetëdijësimi:
“Fansat tanë e dinë kush jemi. Këtu brenda, gjithçka është publike dhe e përbashkët. Sot njerëzit të pyesin kush je tani, jo çfarë ke qenë.”
Kjo deklaratë u përforcua edhe nga Big Basta, i cili theksoi: “Publiku është i madh dhe di të gjykojë me drejtësi.” Më pas, Elinara i përqafoi të dy, duke thënë me buzëqeshje dhe emocione:
“Unë këtu kam dalë e fituar, sido që të jetë rezultati final.”
Ky moment nuk kaloi pa reagime. Big Basta e komplimentoi:
“Je një femër me klas, me karakter dhe shumë e bukur në shpirt.”
Ndërsa Erandi shtoi plot vlerësim:
“Je një nënë e mrekullueshme dhe një artiste e jashtëzakonshme.”
Ky shkëmbim i sinqertë emocionesh dhe komplimentesh tregoi një anë tjetër të fermës më të qetë, më njerëzore, dhe me më shumë dashuri sesa strategji. Gjithashtu kjo bisedë thelloi edhe rivalitetin e fermerëve për pretendentë në finale.