loading

“Ik zhduku”/ Ylli ushqehet veçmas nga fermerët e tjerë

Pas punës në fermë, Ylli zgjedh të qëndrojë i vetëm gjatë drekës.Pas përfundimit të punëve të zakonshme në fermë, të udhëhequra nga kryfermerja Alba, fermerët janë mbledhur për të konsumuar drekën. Duket se atmosfera e bashkëpunimit ka vazhduar, por jo të gjithë janë ndier rehat për të qëndruar së bashku. Fermeri Ylli ka zgjedhur të qëndrojë i vetëm, duke shmangur tavolinën e përbashkët të drekës. Ai është parë i ulur pranë stallave të fermës, duke ngrënë ushqimin e tij në vetmi. “Ik mos më ngrini nervat tani,” ka thënë ai, duke treguar se është ende i shqetësuar dhe i nxehur nga disa situata të fundit në fermë që kanë shkaktuar tensione mes tyre. Direkt pas përfundimit të drekës Ylli vazhdon me punët e përditshëme të Fermës.