loading

“I thanë Albës lopa është sëmurë”, Ylli dhe Frederiku flasin për sjelljen e fermerëve

Ylli dhe Frederiku kanë diskutuar ditën e sotme në lidhje me punët e Fermës dhe fermerët. Ylli është shprehur se fermerët i shmangen punëve. Madje ai tha se ata e kanë sulmuar Albën, ndërsa i kanë thënë se lopa ka qenë sëmurë dhe ajo nuk e ka ditur. Ai tha që kjo ishte një gënjeshtër dhe se e ka parë vetë lopën dhe nuk ka qenë kurrë sëmurë. Pjesë nga biseda: Ylli: E sulmonin Albën dhe i thonin lopa është sëmurë. Unë nuk po mbroj Albën por ata e gënjejnë. Sa ditë kam qenë të lopa, lopa ka qenë mirë. Se di kush e tha. Frederiku: Ata mundohen të bëjnë atë korin e bretkosave. Kur bën gabime bën gabime por… Ylli: Nuk po them unë që ajo është më e mira në botë, i ka dhe ajo budallaqet e veta. Frederiku: Ja fusin kot Ylli: Pse duhet të sajosh gjëra që lopa është keq vetëm që të dalësh në Prime. Kur lopa ka qenë para dy ditësh sëmurë, ti pse e thua sot. Sot lopa ka qenë shumë mirë. Frederiku: Peshku në ujë jeshil jeton, me alga. Peshku merr oksigjen nga alga. Ylli: Uji ishte bërë jeshil me alga. Edhe në restorante uji është jeshil. Më tej, fermerët kanë vijuar bisedën e tyre në lidhje me peshqit dhe bretkosat nëse ato e sulmojnë njëri-tjetrin apo jo.

Ju Rekomandojmë