“I dua ato që më takojnë”, Roni sherr me Albën për cigaret, ndërhyn Frederiku
Teksa fermerët po ndajnë cigaret, një debat ka shpërthyer mes Ronit dhe Albës. Frederiku i cili po ndante cigaret, ai nuk i ndau cigare Albës dhe Yllit pasi dy fermerët nuk i pijnë.
Ndërkohë, Roni i ka kërkuar Albës që cigaret që i takojnë asaj t’ia shpërndajë të tjerëve. Ndërsa, fermerja kundërtshoi në mënyrë të prerë të ndajë cigaret. Edhe Frederiku ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj Albës teksa i tha që nuk do i marrë cigaret e saj.
Pjesë nga debati:
Roni: A do të na japësh leje që dikush tjetër ti marrë cigaret e tua
Alba: Cigaret e mia janë të miat
Roni: A po na jep leje ti marrë dikush tjetër, po apo jo
Alba: Dua cigaret e mia, e kam shumë të qartë përgjigjen. Dua cigaret e mia
Roni: Nëse ti thua jo, mos prit të mira nga ne
Alba: Unë dua atë që më takon
Frederiku me tone të larta: Nuk ke për ta marrë
Alba: Edhe ju na keni lënë 24 orë pa ushqim
Roni: Jo kurrë