loading

“I bën dot…”/Andrea i kërkon Big Bastës të gatuajë

Finalistët e Ferma Vip po shijojnë ditët e fundit në fermë me një atmosferë të ngrohtë, ku puna, humori dhe bashkëpunimi shkojnë dorë për dore. Pas punëve të mëngjesit dhe angazhimeve me kafshët, dita ka marrë një kthesë më të qetë e pozitive, teksa tre prej fermerëve janë zhvendosur në kuzhinë.

Big Basta ka marrë përsipër rolin e kuzhinierit për sot, por nuk është vetëm. Andrea dhe Andueli i janë bashkuar atij në përgatitjen e një vakti të veçantë. Në një atmosferë të qetë, me këngë që dëgjohen lehtë në sfond të vendosura nga Agai dhe batuta mes tyre, të tre po bashkëpunojnë për të sjellë një drekë që do mbahet mend.

Andrea, i cili më herët ishte parë duke u kujdesur për qumështin e freskët të lopës, ka filluar të mësojë edhe AndueliN disa teknika gatimi, duke treguar dëshirën për të përfituar maksimumin nga kjo eksperiencë. Ai madje i ka kërkuar Big Bastës që të përgatisë specialitetin e tij, një pjatë që, sipas finalistëve Big Basta e gatuan më së miri.

Ndërsa ushqimi po merr formë, atmosfera në kuzhinë është nga më të këndshmet. Nuk mungojnë buzëqeshjet, këngët e improvizuara dhe ndjesia e afërsisë që i ka bashkuar finalistët në këto ditë të fundit.