“I bëj gjërat për inat”/Fakirët nuk i binden urdhërit të Anduelit
Pas një mëngjesi të qetë por me tension në ajër, fakirët Nenna, Ylli dhe Big Basta janë zgjuar dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit për të nisur punët e ditës. Përzgjedhja e tyre nga kryefermeri Andueli si më pak të përkushtuarit e ditës së mëparshme ka lënë shije të hidhur, dhe kjo është reflektuar menjëherë në sjelljen e tyre.
Ndërkohë që dita sapo kishte nisur, Andueli vendosi të caktojë detyrat: Nenna dhe Big Basta u dërguan për pastrimin e kuzhinës. Por kjo nuk u prit mirë. Në vend që të bindeshin, të dy reaguan me kundërshtim të hapur.
“Nuk pastrojmë pjata, do shkojmë në stallë,” thanë ata prerë, duke refuzuar hapur urdhrin e kryefermerit.
Situata mori një kthesë të papritur, kur Andueli reagoi me autoritet të plotë:
“Ju do bëni atë që them unë,” tha kryefermeri.Kjo përplasje është e para që shënon një thyerje të qartë të autoritetit të kryefermerit të paktën që nga dita Andueli mori këtë post.