loading

Humor dhe batuta në verandën e fermës: Erandi nuk ndalet me ngacmimet ndaj Elinarës

Pas një mëngjesi të qetë dhe të ngrohtë, fermerët janë mbledhur në verandën e fermës për të shijuar një kafe të freskët dhe pamjen mahnitëse që vendi ofron. Mes bisedash të lehta dhe batutash spontane, dita ka nisur me buzëqeshje dhe atmosferë pozitive për të gjithë fermerët.

Gjatë këtij momenti relaksi, në verandë është bashkuar edhe Elinara. Nuk ka kaluar shumë dhe Erandi ka nisur menjëherë me ngacmimet e tij tipike. “O yll i bukur,” i është drejtuar ai me humor, ndërsa Elinara iu afrua për ta puthur në faqe. Pa u menduar gjatë, Erandi ka kthyer batutën me stilin e tij të zakonshëm: “I thashë Yllit, jo ty!”

Fermerët nuk kanë mbajtur të qeshurat, sidomos kur biseda u rikthye te momentet e djeshme, ku Elinara kishte marrë një masazh nga Erandi, Big Basta dhe Ylli. “Unë preka kocka, i lash pjesën më të mirë Yllit,” u shpreh Erandi me të qeshur, ndërsa shtoi me humor: “Kur të preku Big Basta, u skuqe!”

Të gjithë e njohin natyrën ngacmuese dhe humorin pa filtra të Erandit, ndaj nuk është çudi që fermerët u shkrinë së qeshuri dhe dita nisi në një mënyrë krejtësisht pozitive dhe plot energji.

Një mëngjes tipik në fermë, ku nuk mungojnë batutat, të qeshurat dhe energjia që e bën këtë eksperiencë unike.